ShowBizzz

U përfolën për lidhje – Loredana Brati sqaron të vërtetën rreth raportit me Gjestin

Xheneta Fetahu pak javë më parë hodhi akuza në drejtim të Loredana Bratit për raportin e saj me Gjestin.

Ajo i është kundërpërgjigjur gjatë një interviste në Top Albania Radio, duke zbuluar të vërtetën mes tyre.

Të lidhura

Loredana Brati: Me Jozin nuk ka më kthim mbrapa

E njëjta theksoi se nuk ka qenë në vilë me Gjestin, por që ishte bashkë me shoqëri.

Lori sqaroi situatën duke thënë se artisti ishte një ditë më parë, meqë vila frekuentohet nga shumë të famshëm.

“Ai ishte me stafin e vet, kur ka qenë te ajo vila. Unë kam qenë me shoqet e mia. Ka qenë dhe Brikena me Mateon, ka qenë dhe Xheneta. është një vilë që bashkëpunojnë njerëzit”, u shpreh ajo.

“Ne kishim marrë një vilë, kur vajta unë atë natë, më thanë pronarët që mbrëmë ka qenë Gjesti. Ne s’kemi qenë me njëri-tjetrin. Gjestin e kam takuar te varrimi i vëllait. Nuk kam thënë asnjëherë që më ka ngacmuar. Ndoshta është marrë ndryshe. Muhabeti ka qenë në nëntor. Unë nuk kam dashur të përdorë njerëz për famën time. Ai ka qenë me Gimbon, unë kam qenë me shoqet e mia”, tutje tha.

Loredana sqaroi se nuk ka pasur asnjëherë asgjë me Gjestin dhe se këto janë vetëm aludime.

Të Lidhura:

  1. ‘Ka një histori..’/ Postimi i fundit i Xhenetës i dedikohet Gjestit?
  2. Akoma pa bërë një javë nga Big Brother – Gjesti nis me koncerte
  3. Aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit, ja si paraqitet gjendja e të lënduarit
  4. Gjesti lirohet nga paraburgimi në ditën kur vëllai i tij i ndjerë do të festonte ditëlindjen e 16-të

Të Ngjashme