Një 26-vjeçar është shoqëruar në Policinë e Durrësit pasi ka përplasur një 66-vjeçar, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Sipas raportimeve të Policisë, është shoqëruar A. T., 26 vjeç, pasi rreth orës 10:30, në lagjen 13, në Durrës, ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç.
“Rreth orës 10:30, në lagjen 13, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç. Shtetasi F. D. është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
NEWS Një i vrarë dhe një i plagosur brenda 10 minutash në Tiranë: Të dyja ngjarjet kanë të përbashkët një shkakDrejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ju njoftojmë se shtetasi F. D., 66 vjeç, i cili u përplas nga një automjet në lagjen 13, Durrës, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim
