Lajme

U përplas për vdekje në Tepelenë, viktima e kishte nxjerrë Mercedesin në shitje

Personi që shihni në foto është Riza Rrapa, një prej katër viktimave të aksidentit tragjik në aksin Tepelenë-Memaliaj. Ai po udhëtonte me mjetin tip “Mercedez Benz” në momentin që u përplas dhe me dy mjetet e tjera.

Ne foto: Riza Rrapa
Ne foto: Riza Rrapa

Sipas asaj që raportuan më herët, Rrapa si pasojë e shpejtësisë të lartë ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe si pasojë përfundoi në korsinë e kundërt. Pasi ka bërë disa rrokullisje ai u përplas me mjetin tip “Toyota Yaris”, dhe më pas në aksident u përfshi dhe drejtuesi i mjetit “BMË”, i cili ndodhej pas tij.

Riza Rrapa, vetëm dy ditë më parë kishte nxjerrë në shitje automjetin me të cilin u aksidentua mbrëmjen e kësaj të diele. Automjeti tip “Mercedes Benz” me targa AB 314 JG, ishte nxjerrë në shitje në rrjetet sociale nga vetë Rrapa dy ditë më parë.

TS Poll - Loading poll ...
Fotomontazh/ Postimi i nxjere nga Rrapa dy dite me pare dhe automjeti i perplasur kete te diele, 17 mars
Fotomontazh/ Postimi i nxjere nga Rrapa dy dite me pare dhe automjeti i perplasur kete te diele, 17 mars

Policia më herët njoftoi se si pasojë e këtij aksidenti të trefishtë humbën jetën 4 persona, ndërsa dy të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën. Fillimisht ata u transportuan drejt spitalit të Gjirokastrës, por për shkak të gjendjes së tyre të rënduar janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo