54-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri të mërkurën, 6 mars në Rrilë të Lezhës, do të qëndrojë në burg pa afat.
Agron Puka u njoh me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe prej disa ditësh po merr mjekim pas plagës së marrë.
Pasi ka qenë në gjendje shëndetësore më të mirë, policia ka marrë në pyetje Agron Pukën i cili ka deklaruar se ka qëlluar drejt për vetëmbrojtje, pasi tre përsona i kishin zënë pritë sapo la fëmijët në shkollë.
Lexo edhe: Plagosja me armë në Lezhë, policia: 54-vjeçari po lëvizte me automjet kur u qëllua
Policia fillimisht e raportoi ngjarjen si një atentat i cili iu bë 54-vjeçarit kur ishte duke lëvizur me automjetin e tij, ku një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.
Por pas veprimeve të thelluara hetimore, rezultoj se dhe vetë shënjestra ka qëlluar në drejtim të tre autoreve të dyshuar Vinçens Tuku, Amarildo Kola dhe Kevin Ndoka të cilët janë shpallur në kërkim policor.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo