Një personazh misterioz, pritet t’i bashkohet shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” në spektaklin e kësaj të marte.
Personi në fjalë është djalë, por nuk ka dashur të prezantojë ende veten për publikun, duke u shfaqur me një maskë në fytyrë sot në BBV Fun Club.
Ai ka treguar se është babai i dy fëmijëve dhe është 32-vjeç.
“Unë jam animator, moderator dhe studioj gazetari. Jam 32-vjeç. Jam i martuar, prind i dy fëmijëve. Në BBV do sjell një standard të ri dhe do e çoj më përpara”, tha ai.
Burime bëjnë me dije se banori më i ri i BBV quhet Amarildo Delia me profesion animator dhe moderator.
Se çfarë do të ndodhë më pas pritet për tu parë këtë martë.