Prej kohësh në rrjet po flitej për rikthimin e Marina Vjollcës në TCH, ndonëse nuk kishte asnjë konfirmim – e më në fund tashmë është edhe zyrtar rikthimi i Marinës në TCH.
Ajo do të jetë në ekran çdo të premte në orën 21:00 si moderatore e emisionit “Për shqiptarët”.
Sigurisht rikthimi i Marinës në shtëpinë e saj të parë mediatike ishte i bujshëm e u prit me shumë mbështetje nga kolegët e saj, ndërsa vëmendjen e mori edhe komenti i producentes Sara Hoxha.
Përmes një postimi në Instastory, ajo ka shpërndarë promon e emisionit “Për shqiptarët” ndërsa shkruan: “Mirë se u ktheve në shtëpi @marinavjollca”
lokimagazine