ShowBizzz

U shfaq me flamurin serb në skenë, sqarohet Rita Ora

Teksa është duke u komentuar me të madhe veprimi i Rita Orës në koncertin e mbrëmshëm në Hungari ku u shfaq me flamur serb, ka ardhur më në fund sqarimi.

Siç edhe mendohej paraprakisht, bëhet fjalë për një ngatërresë të flamurit, meqë Rita e ka pandehur për flamur të Hungarisë, atë serb.

Në një deklaratë ylli botëror ka dhënë versionin e saj të ngjarjes për atë që ndodhi mbrëmë.

‘Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk e pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo Hungarez! Përderisa i mbështes te gjithë fansat e mi, nga te gjitha vendet dhe kulturat, dua ta bëj shume të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzitja popullin tim ose familjen time’, thuhet në reagimin zyrtar të këngëtares.

TS Poll - Loading poll ...

Ndryshe, në prani të një publiku të madh në numër, Rita mbrëmë e ndezi atmosferën duke ofruar spektakël si një nga performueset kryesore të Szin Festival.