ShowBizzz

U shfaqën krah njëri-tjetrit, Arbenita zbulon nëse ka një rikthim mes saj dhe Feros

Pas gjithë dramës së gjatë verore, Arbenita Ismajli dhe Fero u shfaqën të dielën krah njëri-tjetrit. Në mediat sociale u publikua një video e dyshes në një park në Gjilan.

Dyshja shihet e qetë duke ecur krah njëri-tjetrit teksa bisedojnë. Pavarësisht se raporti i tyre u duk i parikuperueshëm, ata treguan se mund të kenë gjetur shpejt gjuhën e përbashkët.

Por, a janë rikthyer bashkë. Kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje Arbenita përmes një videoje në TikTok. Në videon në fjalë të shoqëruar me një nga audiot virale të aplikacionit, modelja shkruan:

“Unë që po divorcohem, duke i parë makinat që po marrin nuse këtë verë”, duke treguar kështu se çifti vazhdojnë procedurat e divorcit.

@arbenitaism

♬ original sound – Vanessa Sirias

Kujtojmë se çifti ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit me ndarjen e bujshme dhe mediatike. Në dokumentat e Prokurorisë Themelore të Gjilanit thuhej se Fero “Ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike dhe ekonomike ndaj modeles”. Marrëdhënia ishte përkeqësuar tre muajit e fundit dhe Arbenita i kishte kërkuar të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e kishte revoltuar reperin i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe duke kërkuar një shans të dytë.

Më tej thuhej se kur modelja nuk kishte pranuar ai e kishte goditur me grusht në shpinë. Më pas, pasi e kishte kuptuar se po regjistrohej me telefon nga Arbenita, ia ka marrë telefonin nga dora dhe e ka thyer, duke e kërcënuar me fjalët: “Nëse e merr vajzën dhe ikën në Angli do të të vrasë.”

Në reagimin e parë në mediat sociale, Fero shkruante se drejtësia është thikë me dy presa teksa i drejtohej Arbenitës duke i thënë mos të viktimizohet përmes vajzës sepse sipas tij për të është kujdesur nëna e tij. Ai shkruante se modelja ka keqpërdorur lirinë dhe durimin e tij dhe se para zotit është i drejtë.

Nga ana tjetër, Arbenita ka deklaruar se beson në drejtësi. Ajo po ashtu ka thumbur ish-partnerin duke u shprehur: “Imagjino të humbasësh vajzën që Zoti të dërgoi për t’u shëruar….shijojë këtë humbje”.