Gjykata e Milanos ka urdhëruar gazetaren Giulia Cortese t’i paguajë kryeministrit italian Giorgia Meloni 5,000 euro (5,465 dollarë). Ky çmim vjen si i dëmshpërblim për Kryeministren e Italisë për talljen e saj në një postim në rrjetet sociale, sipas mediave të tjera lokale.
Veprimi ligjor vjen pas një përplasje në mediat sociale midis Melonit dhe gazetares, në kohën kur Meloni ishte në opozitë. Gazetarja Cortese kishte postuar një imazh të përpunuar të Melonit me një foto të liderit të ndjerë fashist Benito Musolini në sfond.
“Ti nuk më tremb mua, Giorgia Meloni. Në fund të fundit, ti je vetëm 1.2 metra e gjatë. Unë as nuk mund të të shoh“, shkroi ajo.
Gjatësia e Melonit thuhet se është mes 1.58 m dhe 1.63 m në media të ndryshme në Itali.
ks