Ditën e sotme në disa media u përhap lajmi se këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Artjola Toska, është në pritje të ëmbël.
Artisten prej kohësh e kemi parë të tërhequr nga daljet publike, ndërsa tashmë u përfol se këngëtarja do të bëhet nënë në moshën 51-vjeçare.
Nisur nga kjo Artjola ka reaguar nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale ku përgënjeshtron lajmin.
“Ju falenderoj me gjithë zemër por fatkeqësisht është lajm i pavërtetë që bëhet për klikime. Gjithsesi faleminderit për fjalët e mira”– ka thënë Artjola.
lokimagazine