Lajme

Uanda Nara “tradhton” sërish Mauro Icardin, i dalin fotot në shtrat me “Martin Fierro”

Wanda Nara është një ndër emrat më të lakuar dhe më me interes në showbiz. Marrëdhënia e saj me futbollistin Mauro Icardi ka qenë kryefjala e mediave rozë. Ndarjet dhe bashkimet e tyre kanë zënë faqet e para të protaleve dhe gazetave dhe të gjithë kemi qenë “sy e veshë” nga çifti.

Por, pas turbulencave, tradhtive dhe ndarjeve tani gjithçka duket e qetë në jetën e çiftit dhe të dy vazhdojnë romancën e tyre më të dashuruar se kurrë më parë.

Mbrëmja e shkuar ka qenë speciale për partneren e Mauro Icardit dhe arsyeja është çmimi televiziv me të cilin ajo është vlerësuar. Ajo ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku përveç Icardit ka kaluar natën me çmimin “Martin Fierro”.

“Mëngjes të mbarë Buenos Aires. Falenderoj të gjithë miqtë e mi tek programi “Master Chef”, të gjithë ata bënë të mundur që të jetë një vit i mrekullueshëm, viti im i parë në “Argjentina TV” dhe “Martin Fierro” im i parë”, shkruan ajo, krah fotove ku shihet me trofeun në krevat.

View this post on Instagram

A post shared by Wanda nara (@wanda_nara)