Shëndetësi

Uleni sasinë e kalorive në një vakt

Pesë këshilla të thjeshta që të ulni sasinë e kalorive në një vakt ushqimi:

1) Mbushim gjysmën e pjatës me perimet e freskëta të stinës me larmishmëri e ngjyra.

2) Në çdo vakt por dhe mesvakte duhet të përmbajë proteina në vaktet kryesore zakonisht këshillohet 1/4 e pjatës (në varësi të moshës, gjendjes shëndetësore mund të këshillohet edhe më tepër por edhe më pak) por proteina duhet të ketë përmbajtje të ulët në yndyrë.

TS Poll - Loading poll ...

3) Ju këshillojmë të përdorni racione të vogla.

4) Konsumoni ushqimin tuaj ngadalë por dhe gjithmonë fillojeni nga sallata.

5) Mos e konsumoni ushqimin tuaj para televizorit, celularit etj, pasi shpesh herë nuk do të jeni të vetëdijshëm për sasinë që konsumoni.

Dhe më rëndësishmja, edukoni veten në zakone më të shëndetshme!