Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet që sot ta kthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, sipas burimeve të medias brenda Presidencës.
Para kthimit të ligjit, pritet të mbahet një takim mes presidentes dhe përfaqësuesve të partive politike, pas të cilit ligji do t’i përcillet Kuvendit për rishqyrtim.
Kuvendi e miratoi ligjin me 88 votat e deputetëve më 6 tetor, ndërsa Presidentes së re, ia dërgoi më 15 tetor për dekretim.
Ndryshimet e miratuara përfshijnë kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet, mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë, faljen presidenciale dhe ankesat në Gjykatën Supreme për çështje që lidhen me juridiksionin e Dhomave të Specializuara.
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime për përputhshmërinë e ndryshimeve me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.
Nëse presidentja e kthen ligjin, Kuvendi do ta rishqyrtojë atë. Sipas procedurave kushtetuese, presidentja mund ta kthejë një ligj për rishqyrtim vetëm një herë, nëse Kuvendi e miraton sërish, ligji procedohet sipas rregullave kushtetuese.
