ShowBizzz

Ulërima frike në BBVK 5, çfarë ndodhi gjatë natës? (VIDEO)

Një situatë e papritur ka ndodhur gjatë natës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, ku Zoja Nushi është trembur nga një merimangë e madhe që ka parë në dhomën e gjumit.

Teksa ndodhej së bashku me banorët e tjerë, Zoja ka vënë re merimangën dhe ka nisur të bërtasë me zë të lartë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e personave që ndodheshin pranë saj.

“O pash Zotin, o kukuuu… A e pe dhe ti?”, dëgjohet të thotë ajo në pamjet që po qarkullojnë nga shtëpia.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/10/SaveClip.App_AQNjbHVH4opAXxgjXj3H12rqQnbNSYnIxWKk44YQ9YCVK9U56Xu6ruCi6RfO80_yZgOK6NEm8rGpPbec6qZAy6bFNsDqbV0D1BK3wy0-2.mp4
Në video, konkurrentja shfaqet dukshëm e trembur, ndërsa banorët e tjerë kthejnë vëmendjen drejt saj për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Situata ka krijuar një moment të papritur në dhomën e gjumit, vetëm pak orë pas nisjes së edicionit të pestë të spektaklit.

Zoja është një nga 21 konkurrentët që janë bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”, i cili nisi zyrtarisht mbrëmjen e 30 tetorit.

Ajo ndodhet gjithashtu në televotimin e parë të sezonit, së bashku me Dionin dhe Anjezën, pas vendimit të Vëllait të Madh që tre banorët e parë të shtëpisë të zgjidhnin nga një konkurrent për nominim.

Të Ngjashme