Lajme

Ulsi Manja për “21 Janarin”: I takon drejtësisë të bëjë drejtësi!

Teksa dy ditë na ndajnë nga tragjedia e “21 Janarit”, ministri Ulsi Manja thotë se organet kopetente të vendosin drejtësi për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në 2011, kur në pushtet ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një deklaratë për mediat Manja ka theksuar se e vërteta duhet të zbardhet në të gjitha deimensionet, dhe se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg është një lehtësim.

“Kam një qëndrim konstant timin për 21 janarin. Drejtësia të bëjë drejtësi për 21 janarin. Këtë kemi kërkuar dhe këtë presim nga drejtësia. Të zbardhet e vërteta në të gjithë dimensionet. Ndjehemi të lehtësuar për vendimin e Strasburgut. Është lehtësim për ne. Tashmë i takon drejtësisë të vendosë drejtësi”, tha Manja.

Gjykata e Strasburgut, një ndër organet më të larta të drejtësisë evropiane, shqyrtoi çështjen e Aleks Nikës dhe doli me vendim përfundimtar.  Sipas vendimit të Gjykatës rezulton se protestuesi që humbi jetën në tubimin e 21 Janarit 2011, është vrarë me armët e shtetit.

Po ashtu, Gjykata e Strasburgut tha se qeveria dhe shteti shqiptar në asnjë moment nuk ka pretenduar se protestuesi Aleks Nika ka paraqitur kërcënim serioz për personelin e Gardës Kombëtare, ndaj vrasja e tij është në çdo moment e papranueshme.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo