Ministri i Jashtëm e Shqipërisë, Ferit Hoxha në kuadër të vizitës në Kosovë është takuar me komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Özkan Ulutash.
Gjatë takimit, Komandanti dha një pasqyrë të situatës aktuale të sigurisë në Kosovë, aktiviteteve të vazhdueshme të KFOR-it dhe prioriteteve të tij kryesore në të ardhmen. Gjeneral Major Ulutaş gjithashtu theksoi kontributin e gjatë dhe të vlefshëm të Shqipërisë në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO.
Hoxha gjatë vizitës në Kosovës është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe homologun e tij Glauk Konjufca
