Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schüble.
Sipas KFOR-it, takimi shërbeu për diskutimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe forcimin e koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së.
Gjeneralmajori Ulutash ka shprehur vlerësimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
KFOR-i ka bërë të ditur se vazhdon të kontribuoj në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes./teve1.info/
