Një pritje e pavullnetshme prej 20 minutash ka mjaftuar që Selin Bollati të ndajë pakënaqësinë me ndjekësit në Instagram.
Përmes një fotografie nga makina, ajo ka treguar një episod në Prishtinë, ku, sipas rrëfimit të saj, një person i kishte zënë rrugën dhe i ishte dashur të priste derisa të vinte për ta liruar.
Por ajo që e ka bezdisur edhe më shumë duket se ka qenë përgjigjja që mori kur personi mbërriti.
“20 min prita dikë të më lironte rrugën dhe kur erdhi tha: ‘Kadale se në kafe isha’”, shkruan Selin në postimin e saj.

Me ironi, ajo ka vijuar duke theksuar se ndërsa personi tjetër po pinte kafe, asaj po i kushtonte vonesën në destinacion. “Exactly sir ti në kafe, unë 20 min me vonesë për në destinacion!”, shton ajo
