Kuriozitete

Pamjet – VIDEO/ Ecën mbi litar 150 metra mbi tokë, austriaku thyen rekordin botëror mes dy kabinave të teleferikut

Austriaku Florian Zoller ka vendosur një rekord botëror, pasi përshkoi 144 metra mbi një litar të tendosur mes dy kabinave të teleferikut, të varura lirshëm në malet e Tirolit.

Sfida u realizua në një lartësi deri në 150 metra mbi tokë dhe zgjati 15 minuta e 30 sekonda. Rekordi u konfirmua zyrtarisht më 29 tetor nga komisioni sportiv i ISA-së.

Zoller ka 17 vite që praktikon slackline, një disiplinë që kërkon ekuilibër të jashtëzakonshëm, përqendrim dhe kontroll të plotë të lëvizjeve.

Kalimi mes dy kabinave të teleferikut në këtë lartësi përbënte një sfidë të veçantë, ku çdo hap kërkonte saktësi maksimale për të ruajtur ekuilibrin.

Slackliner sets world record by walking a line at a height of 150 metres

Austrian Florian Zoller crossed 144 metres along a slackline stretched between two freely suspended cable car cabins in the Tyrolean mountains.

The crossing, at a height of up to 150 metres, took 15 minutes and 30 seconds. The ISA sports commission officially confirmed the record on October 29.

Zoller has been practising slacklining for 17 years.

— NEXTA (@nexta_tv) October 29, 2026

 

Të Ngjashme