Lajme

UNICEF: 20 mijë foshnja kanë lindur në tremujorin e fundit në Gaza

Zëdhënëse e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, Tess Ingram doli në një deklaratë pas vizitës që bëri në Gaza kohët e fundit.

Ajo ka treguar dhe përshkroi disa nga incidente që dëshmojnë për situatën dhe makthi për gratë shtatzëna, nënat në gji dhe foshnjat e tyre gjatë këtyre muajve që vendi është pushtuar nga lufta dhe bombardimet.

UNICEF gjatë një konferencë për shtyp në Gjenevë ka njoftuar se gati 20,000 foshnja kanë lindur në Gaza në tre muajt e fundit që nga fillimi i operacionit ushtarak izraelit në enklavën palestineze.

Çdo dhjetë minuta një fëmijë lind në mes të këtij konflikti të tmerrshëm,” – tha zëdhënëse e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, Tess Ingram.

TS Poll - Loading poll ...

Një infermiere i tha Ingram se kishte bërë prerje urgjente cezariane në gjashtë gra që kishin vdekur në tetë javët e fundit. Për abortet, infermierja tha se rastet janë të shumta sa e ka humbur llogarinë.

“Të bëhesh nënë duhet të jetë një festë. Në Gaza, kjo do të thotë të sillni një fëmijë në ferr”, – përmblodhi Tess Incram. Ajo shtoi se është e pamundur të llogaritet vdekshmëria e fëmijëve në Gaza.

“Mund të themi me siguri se fëmijët po vdesin si për shkak të krizës humanitare ashtu edhe nga granatimet dhe të shtënat. Nënat dhe të porsalindurit kanë nevojë për një armëpushim.”

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo