
Si i eleminuari i rradhës nga programi i kërcimit “Dancing with the stars”, Armaldo Kllogjeri është ftuar në “Fan Club” për të folur rreth kësaj eksperience të tij.
Mirëpo, tenori vendosi ta nisë fjalën me një urim për Kiarën dhe shtatëzaninë e saj.
“Dua ta filloj me një urim për ty. Nuk e di nëse janë të vërteta lajmet për shtatzaninë, por nëse janë, urime!”- shprehet Armaldo, ndërsa Kiara e vendosur në siklet vendos mos të flasë.
“Sot le të flasim për ty dhe eksperiencën tënde, herë tjetër për mua“- tha moderatorja.
Kujtojmë se së fundmi lajmet për shtatzaninë e saj kanë qenë të shumta, si dhe janë komentuar shpesh daljet e saj me veshje të gjera që i mbulojnë barkun, si kjo e sotmja.
lokimagazine