Së fundmi, Blerando Lajçi, ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, ka bërë një veprim që nuk ka kaluar pa vëmendje.
Ai ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram disa prej vajzave të njohura të publikut, përfshirë këtu Shqipe Hysenajn dhe ish-banoret e “Big Brother VIP Kosova” si Santiana dhe Vesa.
Kjo lëvizje ka nxitur spekulime mbi arsyen e këtij veprimi. Edhe pse e vërteta nuk dihet, ende, veprimi i tij ka lënë të kuptohet se mund të ketë filluar një lidhje të re dashurie.
Nëse diçka e tillë rezulton e vërtetë, partnerja e re e tij duket se nuk e pëlqen shoqërinë e Blerandos me këto femra– ç’ka mund të ketë sjellë edhe fshirjen e tyre nga llogaria e tij.
Një veprim që shpesh shihet në rastet kur një lidhje e re kërkon një “pastrim” të rrjetit social për të shmangur tensionet.
lokimagazine