ShowBizzz

Upss! Mendonin se nuk po filmoheshin, kamerat kapin momentin e sikletshëm të Oltit dhe Dalinës në “Love Island” (Video)

Olti Curri dhe Dalina Buzi janë dy opinionistët e përzgjedhur për të qenë përgjatë puntatave live të programit të dashurisë “Love Island Albania”.

Të dielën që lamë pas ishte Prime i parë i programit më të ri në Tv Klan, për të cilin mund të themi se i tejkaloi pritshmëritë e publikut.

Në tërësi gjithçka shkoi mirë, ama lodhja e madhe ishte e kuptueshme për 3 orë spektakël.

Në një fragment që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen Olti dhe Dalina duke pyetur stafin pas kamerave për përfundimin e spektaklit.

Kur mbaron? Edhe 1 orë?“- shihet të thonë opinionistët ndërkohë që Luana po vazhdonte të moderonte.