ShowBizzz

Upss! Olsa Muhametin e largojnë nga “Top Channel”, ja ku do të transmetohet “Përputhen”

Sezoni i ri televiziv do ketë shumë të papritura!

“Kryefjala” raporton se ish-drejtori i “Top Channel”, Ben Blushi, i cili pak kohë më parë drejtonte “Euronews” tani ka marrë postin e drejtorit të ri në “Klan Kosova”.

Sipas medias, regjisoren e njohur Olsa Muhametin e kanë larguar nga Top Channel, e në ambientet e Klan Kosova flitet se ajo do të shkojë atje si producente e “Big Brother VIP Kosova 3”, si dhe do të bëjë edhe emisionin e dashurisë “Përputhen”. E duket se meqënëse Olsa dhe Ben Blushi kanë bashkëpunuar më parë, ai mund të jetë shkaku që Olsa Muhameti të jetë pjesë e Klan Kosovës në rolin e producentes të “BBV Kosova” dhe Përputhen.

Olsa ka qenë autore e Kepi të Tundimeve, Hell’s Kitchen dhe Përputhen. Kujtojmë se edhe Arbana Osmani përflitet se do të bëhet pjesë e “BBV Kosova” duke e moderuar.

Ben Blushi, Olsa Muhameti dhe Arbana Osmani…të tre të larguar nga Top Channel. Mbase sezonin e ri do t’i shohim në Klan Kosova.

Na mbetet të presim deri atëhere.



lokimagazine