ShowBizzz

Upss!! Sara Hoxha zbulon padashje se po fshin një tatuazh me gërmën “L”!

Siç duket, fëmijëve të “Në Kurthin e Piter Pan” nuk iu shpëton asgjë. Ishte Irina e vogël që zbuloi se Sara Hoxha po fshin një tatuazh.

Një shkronjë “L” dedikuar prindërve në një moshë shumë të re, 17 vjeçare,kështu e shpjegoi Sara tatuazhin të cilin nuk e do më.

Irina: A e ke fshirë një tatuazh?

Sara Hoxha: Po, ku e pe ti?!

Irina: E pashë…

Sara Hoxha: Ëhëë e kam fshirë.

Alketa Vejsiu: Çfarë është ajo Sara që po i tregon?

Sara Hoxha: Ka qenë një tatuazh që unë jam duke e fshirë. Sepse ka qenë një tatuazh që unë e kam bërë kur isha 17 vjeç, ka qenë një “L” që e kam bërë për mamin dhe babin. Kam qenë shumë e re, dhe sot që jam 31 vjeç…

Rastësi ose jo, edhe emri i partnerit të saj fillon me të njëjtën shkronjë. Pavarësisht aludimeve për ndarje, Sara Hoxha nuk komentoi marrëdhënien me reperin Ledri Vula, me të cilin ka dhe një vajzë.



lokimagazine