Lajme

Upss!! Supermodelja në një romancë me Tom Brady, ish-partneri s’është aspak i lumtur

Bradley Cooper duket se nuk është aspak i lumtur për lidhjen që ish-partnerja e tij ka nisur së fundmi me yllin e NFL.

“Të thuash se nuk e shqetëson do të ishte një gënjeshtër. Ai ishte me Irinën dhe ka shumë dashuri për të. Ajo është nëna e vajzës së tij dhe ato janë dy femrat e tij më të dashura në botë për të”, tha një burim pranë tij për DailyMail.

Deri më tani, si Irina Shayk ashtu edhe Tom Brady janë munduar ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre. Mirëpo, nuk u kanë shpëtuar dot syrit të paparacëve që i ndjekin gjithë kohës nga pas. Romanca mes dyshes ka lindur javët e fundit dhe burime pranë çiftit thonë se mes tyre pati një shkëndijë menjëherë sapo u takuan.

Brady i dha fund karrierës së tij në NFL pas 23 sezonesh, duke regjistruar një sërë rekordesh. Ai është i vetmi që ka fituar 7 tituj në NFL, 6 me New England Patriots dhe atë të dy viteve më parë me skuadrën nga Florida, Tampa Bay Buccaneers. Brady mban edhe rekordin historik të hedhjes (89.214) dhe të ‘Td pass’ (649).