Lajme

Uran Ismaili: Në Kosovën e udhëhequr nga Kurti ka vetëm kriza, Bedri Hamza është zgjidhja për ndryshim

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se Bedri Hamza po i prin një beteje politike që, sipas tij, nuk është vetëm e PDK-së, por e gjithë Kosovës.

Duke folur për gjendjen në Kosovë, Ismaili tha se pas gjashtë vitesh qeverisje, qytetarët po përballen me kriza në çdo sektor.

“Në këtë Kosovë që na e ka udhëheqë qe 6 vite ky kryeministër, çka ka përveç krizave? Çka ka përveç krizës politike, krizës sociale, krizave të spitaleve pa barna, rrugëve të papërfunduara, një ekonomie e cila nuk po i shërben qytetarit”, tha Ismaili.

Ai shtoi se këto shqetësime janë realitet që dëgjohen çdo ditë nga qytetarët.

“Këto nuk janë fjalë që vijnë prej një politikani. Janë fjalë që i dëgjoni në secilin trotuar, kudo që shkoni në Prishtinë”, u shpreh ai.

Ismaili tha se angazhimi i PDK-së në këto zgjedhje nuk është vetëm partiak, por lidhet drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve dhe nevojën për ndryshim.

“Angazhimi jonë politik nuk është angazhim vetëm partiak. Është angazhim për shoqërinë tonë, për jetën e qytetarit tonë. Prandaj nuk bën me lënë PDK-në, nuk bën me lënë Bedri Hamzën vetë në këtë betejë”, tha Ismaili.

Video e plotë:

Të Ngjashme