Lajme

Uran Ismaili për skandalin e rezervave: Në vend se ta shkarkonte Rozeta Hajdarin, Kurti fajësoi Prokurorinë

Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati për deputet, Uran Ismaili, në serinë e tij “Me letra çelë”, ka folur për rastin e rezervave shtetërore, duke thënë se ky skandal tregon mënyrën se si, sipas tij, qeveria aktuale “e ka normalizuar të keqen, e ka arsyetuar gabimin dhe e ka mbrojtur korrupsionin”.

Ismaili tha se në emër të rezervave shtetërore, për miell, vaj e sheqer, janë shkelur procedurat, janë angazhuar persona privatë për punë të shtetit dhe janë përdorur kompani fantome, ndërsa paratë janë dhënë e rezervat nuk janë parë.

Ai përmendi edhe bisedat e publikuara në WhatsApp, ku sipas tij, pas pagesave me para të taksapaguesve, ministrja pyeste se te kush ishte blerë gruri dhe nga cila firmë.

“Kjo nuk është vetëm çështje e shkeljes së procedurave. Kjo lloj logjike e godet thelbin e besimit publik”, tha Ismaili.

Sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në vend se të kërkonte përgjegjësi, doli në mbrojtje të ministres Rozeta Hajdari, duke e quajtur këtë dëshmi të një qeverisjeje që mbron abuzimet.

“Me 7 qershor mund ta largojmë këtë mendësi, ta ndryshojmë Kosovën, ta stopojmë krizën me PDK-në dhe Bedri Hamzën kryeministër”, ka thënë Ismaili.

Të Ngjashme