Urimeve për 111 vjetorin e Pavarësisë i është bashkuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Këngëtarja ka postuar në Instagram një video nga parada e shqiptarëve me makina në Amerikë. Shqiptarët me flamurin kuqezi kanë dalë në rrugë dhe kanë festuar.
Krahas postimit Bebe shkruan në shqip: “Urime 28 Nëntori”, të cilën e shoqëron me këngën “Mora fjalë”.
Shqipëria feston sot 111-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.