Sasia, ngjyra, shpeshtësia, djegia por edhe siklete të tjera tregojnë nëse foshnja ka probleme me urinën. “Sa urinë bëjnë fëmijët në javët e para të jetës”, është pyetja që bëjnë shumë prindër të rinj.
Në përgjithësi një foshnje duhet ta bëjë urinën në intervale deri ne tre orë, por edhe çdo 4-6 orë janë konsideruar gjithashtu si normale.
Kjo frekuencë justifikohet nga fakti që deri në 6 muaj, burimi i vetëm i hidratimit (mënyra e futjes së lëngjeve) është qumështi i gjirit, ndërsa fillon të pijë ujë rreth muajit të gjashtë.
Qumështi i gjirit është i përbërë nga uji për 80%. Kur foshnja është shumë e nxehtë dhe ka ethe përgjysmohet ky orar, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Por gjithashtu urina e foshnjës, mund të jetë tregues i problemeve që nuk duhet të nënvlerësohen.
Infektimi i rrugëve urinare është një nga shqetësimet që ka çdo prind kur bebja lind. Përpiqet ta shikojë më kujdes dhe të analizojë çdo detaj.
Por, edhe ngjyra e urinës së bebes është për t’u mbajtur parasysh, sepse tregon mbi vazhdimësinë e shëndetit të bebit. Nëse shikoni që ngjyra e saj nuk është normale gjatë ditëve është mirë që të konsultoheni me mjekun sepse mund të tregojë problemin e dehidratimit që është i rrezikshëm për një bebe.
Sinjale të tjera që vijnë nga urina
Nëse shihni njolla të kuqe në pelenë atëherë duhet të shqetësoheni. Kjo situatë ndodh shpesh tek të sapolindurit veçanërisht nëse ka simptoma të tjera si ethe, zbehje, dhimbje barku, vështirësi në urinim dhe nëse shihni ndryshim në sasinë dhe ngjyrën e urinës.
Kontrollet e vazhdueshme
Nëse ka diçka që ju e vini në dyshim në urinën e fëmijës është mirë që të kryeni kontrolle. Ky kontroll parandalon problemet që mund të shkaktohen në veshka.