ShowBizzz

“Uroj ta vazhdoni rrugën, në autostradën që krijuam ne”: Eduart Grishaj ka dy fjalë për stafin e ri të Big Brother!

Sot nis edicioni i tretë i Big Brother VIP i cili këtë sezon do të jetë nën moderimin e Ledion Liço. Teksa motorët e produksionit pritet të ndizen mbrëmjen e kësaj të shtune, moderatorja ikonike e këtij programi Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj kanë zgjedhur që të kalojnë disa ditë pushime në Itali dhe prej andej secili prej tyre uroi stafin e ri për mbrëmjen e sotme.

Ndërsa Arbana zgjodhi të shkruaj një post ku mes rreshtash ndau mirënjohjen dhe uroi stafin për nisjen e Big Brother, bashkëshorti i saj zgjodhi të bëjë një ‘urim’ që në syrin tonë duket paksa shpotitës.

“Shumë suksese stafit të ri dhe të vjetër të Big Brother Albania. Uroj ta vazhdoni rrugën ne autostradën që krijuam në vitet e kaluara. Kurse bashkë takohemi me projekte të reja këtë vit. Mirupafshim Yjee”: ka shkruar Grishaj bashkangjitur një foto të tij brenda shtëpisë së Big Brother në edicionin e kaluar.



bal