Shëndetësi

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë Ramazanit

Ushqyerja në syfyr është shumë e rëndësishme pasi koha e agjërimit është e gjatë. Nëse në syfyr do të konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate, do të kaloni ditën më energjikë.

Mund të konsumoni bukë me djathë, ullinj, vezë dhe qumësht ose pilaf me kos. Konsumimi i sallatës ndikon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe ju mban të ngopur. Mundohuni të qëndroni larg gjërave të skuqura dhe produkteve me yndyrë.

Në iftar prisheni agjërimin me ujë dhe më pas me një supë të ftohtë ose të ngrohtë me një fetë buke. Nëse mundeni, bëni një pushim prej 20 minutash pas supës dhe më pas vazhdoni me gjellën me zarzavate apo me mish. Gjellën mund ta shoqërojmë me shumë pak pilaf ose makarona sipas dëshirës. Pasi kemi ngrënë, ëmbëlsirën dhe frutat le të përpiqemi t’i konsumojmë pas 1.5 – 2 orësh.

Për të plotësuar nevojën e trupit për proteinë, në iftar konsumoni mish, mish pule, peshk apo nga grupi i bishtajoreve. Shoqërojini me një sallatë ose zarzavate, në këtë mënyrë do të parandaloni problemet e tretjes, do të ekuilibroni sheqerin në gjak. Mos harroni kosi dhe dhalla janë nga produktet e pazëvendësueshme.

Është shumë e rëndësishme rritja e numrit të vakteve për të mos përjetuar probleme metabolike. Për këtë arsye mundohuni të konsumoni edhe një vakt pas iftarit.

Në Ramazan duhet të konsumojmë më shumë lëngje. Konsumimi i 2-2,5 litra ujë nuk duhet të bëhet vetëm gjatë ushqimit, por edhe në mes vakteve. Kafenë tuaj lëreni gjysëm ore pas iftarit, është më e shëndetshme. Ndërsa në syfyr mund të pini çajra bimorë. Në vend të pijeve acidike mund të konsumoni dhallë, limonatë, çaj me akull.

Ramazani është edhe periudha ku njerëzit shëndoshen më shumë për shkak të ushqyerjes së gabuar dhe çekuilibrimit të sheqerit në gjak. Le të qëndrojmë larg ushqimeve me yndyrë, sheqer, brumërave dhe të konsumojmë ëmbëlsira të lehta me qumësht ose fruta.

Të qëndrojmë larg ushqimeve të skuqura dhe të konsumojmë ushqime me pak kripë.

Tregoni kujdes të konsumoni sallatë dhe zarzavate në syfyr dhe iftar. Në mes të dy vakteve konsumoni kos me fruta. Konsumoni bukë gruri ose me drithëra dhe përpiquni të ecni një orë pas iftarit.