Lajme

Ushtarët izraelitë operacion në qytetin e Gazës, rritet frikshëm numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë së Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi, ka bërë me dije së fundmi se numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në 18.000.

Ka qenë zëdhënësi Ashraf al-Qudra i cili për mediat ka thënë se 49.500 të tjerë janë plagosur. Ai theksoi se përgjatë 24 orëve të fundit 297 njerëz ishin vrarë dhe më shumë se 550 të tjerë janë plagosur.

Më herët mediat raportuan se ushtrarët izraelitë ditën e sotme kanë kryer një operacion në lagjen Shajaiya të qytetit të Gazës. Izraeli, përmes zëdhënësit të tyre, bëri me dije se kishin dhënë udhëzime të qarta për civilët që duhet të evakuoheshin në zona më të sigurta.

Izraeli ka caktuar një pjesë të ngushtë të vijës bregdetare jugore djerrë, Muëasi, si një zonë të sigurt, por palestinezët përshkruan kushte dëshpëruese të mbipopulluara me strehim të pakët dhe pa tualete.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo