Lajme

Ushtria izraelite shkatërron Bankën e Hamasit në Gaza (VIDEO)

Banka Kombëtare e Gazës është shkatërruar në një sulm ajror nga Izraeli. Lajmi është bërë i ditur nga Reuters, teksa shpërndan një video nga momenti kur ndërtesa e Bankës Kombëtare të Gazës shembet në tokë.

Në video shihet një shpërthim i ndjekur nga re të dendura tymi që ngrihen nga selia e bankës.  Banka Kombëtare Islamike është në pronësi të Hamasit dhe ky sulm u lëshua nga Izraeli për të marrë hak për sulmin.

“Është koha për të zhdukur infrastrukturën e Hamasit. Izraeli nuk do të pranojë asnjë krahasim të rremë midis një grupi që përhap terror dhe sulmon të pafajshmit dhe Shtetit Demokratik të Izraelit. Ne kemi parë qindra hebrenj të masakruar gjakftohtë”, tha më herët ambasadori izraelit në OKB Gilad Erdan.