Gazetari i Reuters Issam Abdallah është vrarë nga ushtria izraelite. Kështu pretendon ushtria libaneze, duke hedhur poshtë pretendimet se ishin forcat palestineze ata që e bënë një gjë të tillë.
Abdallah u vra pasi një predhë ra pranë një grupi gazetarësh ndërkombëtarë teksa po mbulonin përleshjet në kufi.
Granatimet ndodhën gjatë një shkëmbimi zjarri përgjatë kufirit Liban-Izrael midis trupave izraelite dhe anëtarëve të grupit militant libanez Hezbollah.
Tani, ushtria libaneze ka thënë në një deklaratë: “Armiku izraelit lëshoi një raketë që goditi një makinë civile që i përkiste një grupi mediatik që çoi në martirizimin e kameramanit Issam Abdallah”.
Gazetari është varrosur ditën e sotme në qytetin e tij në një ceremoni mortore ku morën pjesë qindra njerëz.
I veshur me një flamur libanez, trupi i Abdallah u transportua me barelë nëpër rrugët e qytetit të tij jugor të Khiam, nga shtëpia e familjes së tij në varrezat lokale.
Dhjetra gazetarë dhe politikanë libanezë morën pjesë në funeralin.