Lajme

Ushtria serbe në kufi të Kosovës, reagon Beogradi: Pushtim imagjinar!

Serbia ka reaguar pas pamjeve të publikuara nga kryeministri, Albin Kurti, ku në kufi me Kosovën shiheshin ushtarët serbë, të cilë sipas kreut të qeverisë kishin  shkuar me qëllim nxitjen e provokimeve.

Përmes një reagimi zyrtar në “X”, sekretari i Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç, pretendon se ky është një “pushtim imagjinar” dhe Kurti po mbulon ngacmimet ndaj serbëve të Kosovës.

“Alarmimi i pabazë i shërben shumë mirë qëllimit të Kurtit, pasi shpërqendron vëmendjen nga vuajtjet e popullit serb nën grushtin e tij të hekurt dhe e përshkruan Kosovën si viktimë të ndonjë ‘pushtimi’ të imagjinuar që nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë”, shkruan ai teksa më tej përpiqet që të shpjegojë prezencën e trupave serbe në afërsi të kufirit të Kosovës.  Sipas tij ata janë një patrullë e rregullt, koordinuar ngushte më FKOR-in.

TS Poll - Loading poll ...

 “Për të përsëritur edhe një herë, me zë të lartë dhe qartë, forcat e armatosura serbe nuk kanë hyrë kurrë në territorin e Kosovës pas vitit 1999 dhe nuk do të hyjnë kurrë, derisa të lejohen nga KFOR-i, siç parashikohet në rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Pyetja e duhur për të bërë do të ishte se çfarë po bëjnë njësitet e militarizuara mono-etnike shqiptare të policisë së Kosovës në veri të Kosovës, pasi vendosja e tyre e përhershme në zonë shkel Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, Marrëveshjen e Brukselit dhe shumë marrëveshje të tjera”, shkruan ndër të tjera Staroviç.

Kurti krah pamjeve të publikuara të enjten tha se këto lëvizje vijnë ditë pasi presidenti Aleksandër Vuçiç kërcënoi publikisht Kosovën me frazën “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar.” Ndër të tjera ai theksoi se autoritetet janë duke vëzhguar me kujdes nëse ata do të kalojnë kufirin dhe se afrimi i mjeteve të Forcave të Armatosura nuk është normal.

“Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, tha ndër të tjera Kurti.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo