Policia e Durrësit ka zbardhur zyrtarisht vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Durrës. Ngjarja ka ndodhur më 10 Shkurt 2024, ora 15:00 në një prej dhomave të shtëpisë, ndërsa trupi i viktimës u varros në një kasolle aty pranë.
Policia ka dalë në konferencë dhe ka njoftuar se për krimin janë arrestuar 3 fëmijët e Pëllumb Metës, ndërsa bashkëshortja e tij, Blerina Meta është proceduar penalisht.
Ekzekutor i krimit ka qenë djali i madh i familjes, 24-vjeçari Hysen Meta, i cili ka shkrepur armën model 54 që u gjet në një zonë moçalore te “Vaskat”. Hysen Meta ka pranuar para uniformave blu autorësinë e krimit të rëndë.
Ndërkohë, vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta ka qenë bashkëpunëtore në krim. Për vrasjen është arrestuar dhe djali i viktimës, 22-vjeçari Amarildo Meta që ka ndihmuar në fshehjen e trupin të të atit.
Fëmijët e arrestuar kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë konfliktet e vazhueshme familjare dhe nxitja e babait që vajza, Hygerta Meta, të martohej me një djalë pa dëshirën e saj.
Ka qenë djali i viktimës, Hysen Meta, ai i cili ka kallëzuar më 13 Shkurt 2024-ës në polici se babai i tij ka humbur kontaktet me familjen dhe në këtë moment uniformat blu kanë nisur kërkimet për gjetjen e Pëllumb Metës, por pas hetimeve, policia ka kontatuar se ky rast nuk kishte të bënte me zhdukje, por me vrasje në familje.
Burimi: tvklan.al