Vajza e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, Ivanka ka ardhur në Shqipëri.
Në foton e siguruar nga Sarandanews.com, ajo shihet duke hyrë në “Demi Hotel” në Sarandë ku po kalon pushimet e saj. Sipas sarandanews, Ivanka Trump zbarkoi nga Jahti bashkë me miqtë e saj për të drekuar në “Demi Hotel”.
Ajo ka ardhur në Shqipëri edhe vitin e kaluar me bashkëshortin e saj Jareëd Kusher. Çifti u shoqërua dhe nga presidenti i ekipit të futbollit PSG, Nasser Al-Khelafi.
Kujtojmë, pak ditë më parë edhe vajza tjetër e ish-presidentit, Tiffany Trump erdhi në Shqipëri. Ajo u shoqërua nga bashkëshorti i saj Michael Boulos dhe zgjodhi të darkojë në restorantin “Padam” në Tiranë.