ShowBizzz

Vajza e Elon Musk: Babai im është tradhëtar serial, ai gënjen për projektet e mëdha!

Vajza transeksuale e Elon Musk e ka cilësuar të atin si ‘tradhtar bashkëshortor serial’ në një postim të egër në rrjetet sociale ku ka vijuar edhe me akuza të tjera të rënda.
29 vjeçarja Vivian Wilson postoi në faqen virale të X-së, Threads, në pronësi të Meta të Mark Zuckerberg, duke akuzuar babanë e saj për një sërë çështjesh. Wilson e përshkroi CEO e Tesla-s si jo të krishterë dhe se sipas saj atij nuk i interesojnë aspak ndryshimet klimatike siç pretendon dhe po gënjen për programin e tij për kolonizimin e planetit Mars. Ajo gjithashtu e akuzoi të atin miliarder për një numër të madh rastesh diskriminimi dhe pretendoi se ai dikur e përshkroi arabishten si ‘gjuhën e armikut’.

Vajza e Elon Musk: Babai im është tradhëtar serial, ai

Wilson tha: “Ti nuk je një burrë i familjes, ti je një kurorëshkelës serial që nuk ndalon së gënjyeri. Ti nuk je i krishterë, me sa di unë nuk ke shkelur kurrë në një kishë. Ty nuk të intereson aspak barazia siç pretendon. E ke quajtur arabishten ‘gjuhën e armikut’.
Ti nuk po shpëton planetin dhe as nuk të bëhet fare vonë për ndryshimet klimatike dhe po gënjen për qytetërimin shumëplanetar si një justifikim dhe sepse dëshiron të dukesh si CEO numër 1. Jam e zhgënjyer që njerëzit të besojnë ty, për të njëjtat arsye që më shmangen mua”

Vajza e Elon Musk: Babai im është tradhëtar serial, ai

Miliarderi afrikano-jugor ka lindur 12 fëmijë gjatë 22 viteve të fundit dhe ka folur publikisht për pikëpamjen e tij se bota është e papopulluar.



bal