Hailie Jade, vajza e reperit të njohur Eminem, ka bërë publike gjininë e fëmijës që ajo dhe bashkëshorti i saj, Evan McClintock, po presin.
Lajmi u zbulua gjatë episodit të fundit të podcast-it të saj “Just a Little Shady”, ku ajo ndau detajet emocionuese me ndjekësit.
Çifti, i cili është i lidhur që nga viti 2016 pas njohjes së tyre në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, do të mirëpresë një djalë.
Ky moment është përshkruar me gëzim nga Hailie, e cila ndau me publikun se burri i saj ishte veçanërisht i emocionuar për të pasur një partner të vogël në aktivitete si golfi.
Nga ana tjetër, Hailie me humor tha se ndoshta djali i tyre do ta shoqërojë atë në udhëtime të përditshme si në dyqanet Target.
lokimagazine