ShowBizzz

Vajza e Ismail Kadaresë zgjedh vargjet e ndjera për humbjen e të atit!

Besiana Kadare ka zgjedhur që dhimbjen e ikjes së babait të saj Ismail Kadare nga kjo jetë ta shprehë më anë të vargjeve të ndjera të poezisë “Kohë e pamjaftueshme”, shkruar nga i madhi Ismail Kadare.

Vajza e Ismail Kadaresë zgjedh vargjet e ndjera për humbjen e të

Kohë e pamjaftueshme

S’kam kohë të harroj shumë gjëra
Që nga mendja ti nxjerr përjetë.
Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat
Do t’më duhen së paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frëngjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratë do të jem duke fshirë
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.
Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t’afrohem tek varri humbak.
Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këte peshë, si?
Me të s’mund të zbres atje poshtë
Por as lart dot s’e lë kurrsesi.
I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik,
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t’ju bëj të gjithëve e do ik.
Ismail Kadare

 

Kujtojmë sot, më 2 korrik, dhe nesër, më 3 korrik,që Shqipëria do të jetë në zi kombëtare për humbjen e Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta në mëngjesin e kësaj të hëne në moshën 88-vjeçare.

Sipas VKM-së së firmosur nga kryeministri Rama, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, në këto dy ditë flamuri do të jetë i ulur në gjysmë shtizë.

 



bal