Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, dy kolosë që kanë gdhendur emrin e tyre përjetësisht në letrat shqipe.
E teksa kanë kaluar më shumë se një muaj nga ndarja nga jeta të Ismail Kadaresë në moshën 88-vjeçare, vajza e tij ka publikuar një foto të rrallë të dy shkrimtarëve të njohur.
Siç ka shkruar në mbishkrimin përkrah fotos, ajo ka sistemuar arkivat e familjes dhe ka gjetur këtë foto të bukur të cilën e ka ndarë me ndjekësit e saj në mediat sociale.
“Duke sistemuar arkivat e familjes, gjeta këtë foto të bukur të babit dhe Dritëroit të rinj”, ka shkruar Besiana Kadare, teksa të shumta kanë qenë komentet në postimin e saj.
bal