Moderatorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova” dhe aktorja e dashur për publikun, Jonida Vokshi, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.
Ajo ndan shpesh me ndjekësit jo vetëm momente nga profesioni i saj, por edhe pjesëza të ëmbla nga përditshmëria si nënë.
Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit e saj në Instagram, Jonidës i është bërë një pyetje lidhur me dëshirat e familjes së saj. Një nga ndjekësit e ka pyetur drejtpërdrejt: “A ka dëshirë Emi të ketë një motër?”
Aktorja nuk ka hezituar t’i përgjigjet kësaj kureshtjeje, duke zbuluar me mjaft doza humori mënyrën se si e manovron këtë kërkesë të të bijës.
“Ka shumë dëshirë të ketë një motër, por e kam gjetur zgjidhjen, i them po sikur të dalë prapë vëlla? Jo, thotë, lëre fare,” ka shkruar Jonida përmbi fotos së publikuar në Instastory.
