Lajme

“Vajza i tha fjalë të pista Princit, ia kishte mësuar gjyshi”, miku i Lekës tregon si nisi sherri

Sherri në Familjen Mbretërore shqiptare vazhdon të jetë kryefjalë e mediave, pas përfshirjes në të dhe të palëve të treta, kryesisht miq të Princit dhe Elias. Së fundmi, në këtë rrjet reagimesh është përfshirë dhe ish-kreu i Legalitetit, Ekrem Spahiu.

Ai thotë se është mik i Familjes Mbretërore dhe ka treguar sot zanafillën e sherrit që përfundoi me dy urdhra mbrojtje në Gjykatën e Tiranës.

“Në momentin që është takuar me princeshën e vogël, vajza i ka thënë dy fjalë se gjyshi më ka thënë këtë, këtë. Janë fjalë ofenduese që unë nuk mund ti them në studio dhe këtu ka filluar irritimi. Në këtë moment i ka thënë princi ish-vjehrrit që të dalë dhe sipas kontratës unë do e takoj vajzën vetëm.

Këtu ai e ka filluar ofendimin, e ka tërhequr nga xhupi dhe i ka thënë, ‘jo të dal unë, por do dalësh ti’ dhe menjëherë ka tentuar ta nxjerrë përjashta dhe kështu ka vazhduar deri në katin e parë”, ka treguar Spahiu në emisionin “Breaking”.

Princeshe Geraldina
Princeshe Geraldina

Më tej, ai ka treguar detaje edhe nga procesi i divorcit mes Princ Lekës dhe Elia Zahrisë. Sipas tij, çifti kur ka nissur procedurat e divorcit ka rënë dakord dhe për takimet e Princit me Geraldinën 3 vjeçare, nga dy orë në ditë.

“Në kontratën që ka nënshkruar me zonjën Elia, thuhet se çdo ditë nga dy orë të takojë princeshën e vogël Geraldina dhe të shtunën e të dielën në dy orare të ndryshme. Në orën 13:15 ka shkuar të takojë vajzën sikurse përditë dhe në momentin që ka shkuar tek dhoma, në ngjitje të shkallëve ka parë një raft të hapur, ndërkohë që ia kishte lënë porosi administratorit të pallatit që mos e prekë askush.

Princi ka disa muaj që është larguar nga shtëpia pikërisht për të shmangur këto veprime që mund të dilnin dhe ai ka shkuar pothuajse përditë për ta takuar vajzën.

Kur ka parë raftin e hapur ka thënë se cila është arsyeja që është hapur. Ka shkuar tek vajza e ka takuar. Vajza ka lindur datën 12 tetor në ditën që ka ndërruar jetën mbretëresha Geraldinë. Ajo sot është tre vjeç e gjysmë. Rezidenca e familjes ka edhe muze edhe sende me vlera, nuk janë të sotmet, janë relike, janë të çmuara, dhurata të ndryshme dhe ai nuk ka marrë asnjë sepse shtëpia është e tij. Ai ia ka lënë krejtësisht Elias”, është shprehur miku i familjes.

Elia Zaharia dhe Princ Leka
Elia Zaharia dhe Princ Leka

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo