Lajme

Vajza palestineze takon nënën e saj 10 vite pas arrestimit në burgjet izraelite

Midis të burgosurve palestinezë të liruar nga burgjet izraelite është edhe një vajzë 26-vjeçare, aktiviste palestineze e burgosur kur ajo ishte 16-vjeçare.

Mediat e huaja kanë publikuar një video ku shihet momenti i ribashkimit emocional me nënën e saj pas 10 vitesh burg. Lirimi i aktivistes palestineze u bë pas marrëveshjes mes Izrelit dhe Hamas për lirimin e pengjeve të mbajtur në Gaza.

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të bëjë të mundur kthimin e 150 të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite në këmbim të lirimit të të paktën 50 grave dhe fëmijëve të mbajtur në Gaza, gjatë një pauze katër-ditore. Fillimisht pritej të liroheshin pengjet e parë që të enjten, por Këshilli i Sigurisë Kombëtar të Izraelit tha atë ditë që asnjë peng nuk do të lirohej para të premtes.

Të burgosurit palestinezë në fjalë janë gra dhe fëmijë, tha Hamasi të mërkurën. Marrëveshja e arritur përfshin gjithashtu hyrjen e qindra kamionëve që transportonin ndihma, furnizime mjekësore dhe karburant në të gjitha pjesët e territorit të rrethuar.

Qeveria izraelite publikoi të mërkurën një listë me 300 të burgosur palestinezë për lirim të mundshëm, pasi Izraeli po ofron një fazë të dytë të mundshme shkëmbimesh. Lista përfshin moshat e të burgosurve dhe akuzat për të cilat ata mbahen. Të tjerët renditen si të arrestuar për mbështetje të organizatave të paligjshme terroriste, akuza për armë të paligjshme, nxitje dhe të paktën dy akuza për tentativë vrasjeje. Disa nga njerëzit janë të listuar si anëtarë të Hamasit dhe grupeve të tjera militante islamike, por shumë prej të burgosurve nuk janë të listuar si anëtarë të ndonjë organizate.Shumica e të burgosurve palestinezë të listuar si të kualifikuar për lirim janë adoleshentë meshkuj të moshës 16 deri në 18 vjeç – fëmijë sipas përkufizimit të Kombeve të Bashkuara – megjithëse një pjesë e vogël janë deri në 14 vjeç. Rreth 33 janë gra, sipas medias së huaj CNN.