Rudina Dembacaj, një personalitet dhe aktore mjaft e dashur për publikun, ka dhënë një rrëfim të rrallë në emisionin “S’e luan topi”.
Dembacaj, e cila ka një vajzë nga martesa e parë, Victoria-n, thotë se i konsideron si fëmijë të saj edhe vajzat e bashkëshortit të tanishëm.
“Erta dhe Mara, kur ta shohësh nga jashtë – janë fëmijët e bashkëshortit, por janë sinqerisht edhe fëmijët e mi. Kam krijuar marrëdhënien me to që mendoj se kam dy mikesha të jashtëzakonshme”, deklaroi aktorja.
“Unë i kisha të dyja pranë, njërën në njërën dorë dhe tjetra më fshinte lotët. Dhe i kam thënë Zotit faleminderit, paskam qenë një njeri shumë i mirë që kam merituar këtë të mirë, çfarë kam bërë unë që të meritoj këta fëmijë të mrekullueshëm dhe këtë marrëdhënie kaq të pastër”, potencoi Dembacaj.
Në fillim, rrëfen ajo, thotë se iu duk e çuditshme dhe e pa perceptueshme se si mund të funksiononte një familje me tre mbiemra.
Aktorja shqiptare, gjithashtu iu përgjigj raportimeve të shumta të medieve lidhur për divorcin e saj, raportime që përfshinin edhe vajzën, Victoria-n.
Rudina tha se e respekton dhe e mbron në maksimum privatësinë e saj.