Aktorja e Hollywood, Angelina Jolie është fotografuar nga paparacët duke bërë pazar në një dyqan për kafshë në Los Angeles. Kjo është dalja e saj e parë me djalin Knox pas më shumë se 2 vitesh, si dhe pas ndarjes nga Pitt.
Ndersa vajzat bukuroshe te saj i kemi pare shume me shpesh, daljet e aktores se famshmeme Knox jane mjaft te rralla. Nga hera e fundit që është shfaqur në publik, Knox tashmë është një adoleshent dhe ndryshimet në fizik vihen re që nga gjatësia me nënën e tij, ndersa sa per tiparet, nuk mund te kishte dyshim se ai do te kishte trasheguar hijeshine e prinderve te tij.
Page Six shkruan se Knox ishte veshur mjaft thjeshte, me një T-shirt me pantallona të shkurtra atletike të zeza, çorape të bardha dhe atlete të larta Nike. Ndërkohë, Jolie, 49 vjeç, zgjodhi një opsion më formal dhe të sofistikuar. Ajo kishte veshur një xhaketë sportive dhe pantallona të zeza, të kombinuara me çizme me taka të zeza dhe syze dielli.
bal