Selena Gomez duket si nje njeri mjaft social, megjithate kengetarja zbuloi se ne fakt, ka më shumë shoqëri me njerëzit e qetë. 31-vjeçarja madje befasoi me pohimin se njerëzit me të cilët është e afërt nuk u intereson fama e saj, dhe se ‘vajzat janë të këqija’. “Është klishe, por vajzat janë të këqija. Ndihet si gare e çuditshme kur je mes vajzave të bukura dhe kjo më konfuzon.”
Aktorja e “Only Murders in the Building” preku temën e vetmisë dhe pranoi se është “e vështirë” ta kalosh. “Mund të jesh mes një turme njerëzish dhe prapë të ndihesh vetëm. Po punoj ende për këtë”, – tha ajo. Këngëtarja e “Same Old Love” zbuloi se kur ishte beqare, kishte planifikuar që në moshën 35-vjeçare të adoptonte një fëmijë po të mos kishte takuar ende dikë. Por, pasi romanca me producentin muzikor, 36-vjeçar, u bë serioze, planet e saj ndryshuan. Ajo duket mjaft e dashuruar pas Benny Blanco-s dhe ne të ardhmen e afërt e sheh veten krah tij.
bal