Le të vëmë një bast tani me të gjitha vajzat që po lexojnë këtë artikull: Ju nuk e mbani mend herën e fundit kur keni kërkuar falje, sepse përgjithësisht gratë e kanë vështirë ta bëjnë këtë!
Një vonesë pa kuptim, një kokëfortësi e çastit, dëshirë për t’i acaruar nervat partnerit sepse thjesht do që të dalë e jotja, situatat mund të jenë të pafundme! Një moment: mos të harrojmë edhe atë që është e shkruar në yjeee: Virgjëresha, Luan apo Akrep pak rëndësi ka shenja juaj e horoskopit, më shumë sesa fakti që ashtu jeni “gatuar”! Ne pyetëm në Instagram, gocat që ndjekin Anabel dhe përgjigjet mund t’ju habisin:
-“Manipulimin që i bëj situatave”
– “Unë jam një Virgjëreshë, nuk bëj gabime”
-“Nuk kërkoj falje për vonesën”
-“Nervaaat”
-“Që i le mesazhet të palexuara dhe nuk përgjigjem në telefon”
-“Kur zihem me burrin! Zjarrin e ndez unë dhe prapë nuk kërkoj falje”
-“E di që e kam gabim dhe prapë ngul këmbë te e imja, vetëm që të mos humbas”
-“Për çdo gjë që e kam shijuar, pavarësisht se mund të ketë qenë gabim”
-“I them gjërat pa filtra fare, jam Shigjetar”
-“Për fjalët që i them në nerva e sipër”
-“I bërtas mamit kur jam me nerva sepse merr 100 herë në telefon”
-“Blerjet, shooping” (po ta mendosh, nuk janë kurrë të gabuara)
-“Kur i vë njerëzit në lojë, e kam si argëtim”
-“Xhelozia e kotë për partnerin, e nxjerr nga binarët”
-“Tonin e ashpër të zërit, edhe kur mund ta kem gabim”
-“E bëj shtëpinë arenë lufte, para dhe pas ciklit”
– “E ndërpres teksa ai flet dhe ai e urren këtë gjë”
-“Futem pa radhë, sidomos nëse ka burra para”
-“Kur i vjedh lekët e shkoqura burrit”
-“Faktin që nuk lejoj askënd të bëjë babysitter-in e fëmijës tim”
-“Kafshoj të dashurin ku të mundem, jam bërë si psikopate”
-“Kapriçot e mia, akuzat që shpik”