ShowBizzz

“Vajzë e mirë por naive”, Andi thyen heshtjen për ndarjen me Gresën

Gresa Hoti dhe Andi Artani, janë dy ish-banorë të edicionit të parë të ‘BBVK’.

Brenda asaj shtëpie ata krijuan një romancë e cila menjëherë pas daljes së dy banorëve i erdhi fundi.

Për Andin, historia e tyre ka qenë një nga eksperiencat më të bukura të dashurisë që ai ka kaluar, të paktën kështu e thotë vetë ai.

Ja e kam kuptuar unë botën e saj, ja s’di a del ndonjë mashkull që ja kupton më mirë në një mënyrë të tillë dhe të thellë siç ja kam kuptuar unë, por ajo është çështje tjetër.’- është shprehur Andi.

Sipas tij, deklaratat që ka bërë Gresa janë pjesërisht të sakta, pasi ai thotë se ajo ishte një vajzë tepër e mirë po shumë naive dhe kjo gjë ka bërë që të kenë deri diku keqkuptime me njeri-tjetrin.



lokimagazine